Është e vështirë ta mendosh Robert Berishën të mbyllur brenda 4 mureve, sepse një muzikant si ai, i lindur dhe i rritur me muzikë, me koncerte e udhëtime, nuk mund ta mendojë jetën të ndalur. Por pandemia e krijuar nga Covid-19 futi në shtëpi edhe Robertin për disa javë me radhë… Si të gjithë, edhe ai u izolua për një kohë relativisht të gjatë, një periudhë e gjeti në Amerikë dhe një tjetër, në Kosovë. Por e gjithë kjo kohë, pati edhe të mirat e saj.  

Robi plaket kur don vetë” është programi që kantautori i njohur Robert Berisha do të sjellë në ekran së shpejti, duke e sprovuar veten në një fushë të re, të paprovuar më parë, por është shumë optimist që gjërat do t’i shkojnë mjaft mirë. Pasditen e sotme, ndau me publikun e “Rudina” disa detaje nga programi i ri që ia ka besuar atij drejtimin. Siç tha Roberti, ishte periudha e pandemisë ajo që vendosi, më në fund, që ai të kristalizonte një program jo të zakonshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@robiplaketkurdonvet @base.agency @klankosovaofficial @erionasejdiu #comingsoon #latenightshow

A post shared by Robi PlakÄ?t Kur Don Vet (@robertberishaofficial) on

Kureshtjen, ta ngjall që në titull. Natyrisht, kur bëhet fjalë për Robertin, titulli s’mund të ishte i zakonshëm, as zhargon, as klishe, por intrigues: “Më pëlqeu si titull se më duket edhe sikur me përfaqëson. Më kanë thënë edhe që nuk dukem si 43-vjeçar dhe kështu jam fiks me idenë “robi plaket kur don vetë””. – tha Berisha.

Por është tjetër arsyeja pse ky program i ri do të transmetohet vetëm të dielën në orën 23.00 të mbrëmjes. Edhe këtu hyri në lojë pandemia….

Unë kisha qenë në USA dhe sapo erdha, më futën direkt në karantinë. Kisha dy javë pa e parë Renée, por edhe dy javë në karantinë, kështu që të vetmin argëtim kisha Instagramin, rrjetet sociale. Aty hapa edhe TikTok, hyra edhe live në Instagram, pastaj fansat më dërgonin sa njerëz kam pasur online që më ndiqnin. 17 600 persona kisha rekordin që rrinin nga dy orë. Pastaj unë këndoja, bëja barsoleta, kam pasur edhe disa barcoleta me spec, siç i quani ju këtu dhe aty lindi ideja si të bëhet emisioni. Aty pastaj kam pasur shumë komente që më shkruanin “gjynah që nuk ke një program tëndin".

Më tej, Roberti rrëfen se programi do të ketë gjithçka sipas shijes së tij: “Do kemi dy mysafirë. Emisioni im do jetë shija ime. Mysafirët do të jenë si në shtëpinë e tyre. S’mund ta provokosh një mysafir kur të vjen në shtëpinë tënde, kështu që këtë koncept ka. Nuk ka pyetje provokuese, ka bisedë të lirë. Mysafirët janë jashtë politikës, se na kanë lodhur, populli është i lodhur me politikë”.

Pyetjes së Rudinës, cila është arma e tij më e fortë, Roberti i përgjigjet: “Mendoj se i kam spontane shakatë, humorin e nxjerr aty për aty. Mendoj se edhe si pianist, muzikant, do e mbulojmë me piano, këndim…”

Poooor, ju e dini dhe Roberti e pranon vetë: “Njihem edhe si muhabetxhi…” – thotë duke qeshur si për të thënë që programin, jo vetëm me muzikë, por edhe me ‘muhabete’ është në gjendje ta mbajë vetë dhe, patjetër, të ketë sukses.