Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.

Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981, së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Pas pesë vjetësh, erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”. Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.

Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990, Vreto ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”.

Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.