Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research Institute”.

Sipas ”YouGov”, kjo është hera e parë që ish-presidenti i SHBA arrin në krye të renditjes së burrave që kur filloi sondazhi “Më të admiruarit në botë”, në 2014.

Miliarderi themelues i Microsoft, Bill Gates tani renditet si njeriu i dytë më i admiruar, pasi zuri vendin e parë vitin e kaluar, ndërsa lideri kinez dhe udhëheqësi i partisë Xi Jinping është njeriu i tretë më i admiruar, sipas rezultateve të sondazhit.

Gruaja më e admiruar në botë mbetet Michelle Obama, me aktoren Angelina Jolie në vendin e dytë dhe mbretëreshën britanike Elizabeth II në vendin e tretë. Vitin e kaluar, prezantuesja amerikane Oprah Winfrey renditej e dyta, Angelina Jolie e treta.”YouGov” intervistoi 45 000 persona nga 42 vende.