Gabriel Garko ka pranuar në Grande Fratello VIP për herë të parë se është homoseksual. Aktori i famshëm rrëfeu mes lotëve se më në fund mund të ishte vetvetja.

Të shtunën, më 3 tetor, Gabriel Garko do të jetë i ftuar edhe në emisionin “Verissimo”, ku do të flasë edhe më gjatë për këtë temë që për vite me radhë e ka mbajtur të fshehtë.

Pas shumë vitesh heshtje, aktori ka vendosur të dalë dhe të pranojë hapur se marrëdhënia e tij me Adua Del Vesco-n ishte e rreme. Por sa fitoi ai duke folur për jetën e tij private në TV? Sipas gazetares së njohur italiane, Selvaggia Lucarelli, pjesëmarrja në dy programet e Canale 5 kushtoi 60 mijë euro.

"Garko mund të ketë shumë dëshirë të lirohet, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë eurosh për GF dhe 30 mijë për Verissimo-n", shkruan gazetarja në TPI.

Ndërkohë, shumë njerëz janë duke pritur ta shohin atë me Silvia Toffanin dhe të dëgjojnë se çfarë ka tjetër për të zbuluar Garko.

Lexo edhe:

Gabriel Garko pranon se është homoseksual, letra emocionuese në ‘Grande Fratello Vip’