Pse mos të ëndërrojmë pak edhe ne për një shtëpi si kjo? Kurrë mos thuaj kurrë!

Selena Gomez e shet shtëpinë e saj në Los Angeles për plot 2.37 milionë dollarë.

Ylli i popit tani është vendosur në një rezidencë 4.9 milionë dollarësh, e cila më parë ishte në pronësi të rokerit të ndjerë, Tom Petty.

Një shtëpi 34 000 metër katrorë, me katër dhoma gjumi dhe katër tualete shoqëruese.

Një hapësirë ideale për të pushuar, veçanërisht për një muzikant, me pishinë, spa dhe studio për yoga.

Kuzhina e gatimit e ndriçuar tërësisht nga drita natyrale, është, pa dyshim e adhurueshme, madje edhe për ata që e urrejnë gatimin.

Nuk mund të mos mungojë dhe një piano fantastike në shtëpinë e Gomez. Me siguri, ajo luante melodi për të ftuarit e saj.

Dritaret e mëdha në dhomat e gjumit janë një tjetër element që nuk mund të lihet pa përmendur në këtë shtëpi. Pamja e gjelbër që depërton përmes tyre duket se të motivon për të nisur ditën e relaksuar.

A do ju mërzitej kjo shtëpi për tre vite? Selenës po!

Ajo u shpreh për fansat se ishte momenti për diçka tjetër. Uffff!