TikTok është kthyer në një nga platformat më të pëlqyera, sidomos nga të rinjtë. Shumë këngë janë bërë virale vetëm për shkak të sfidave të TikTok. Një prej tyre ishte kënga e Jason Derulo, “Savage Love”. Por duket se kjo këngë duhet t’ia lërë vendin një tjetre, pasi një tjetër sfidë po përhapet me shpejtësi në rrjetin e famshëm social.

Bëhet fjalë për këngën e Besës, “Amelia”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ï¼¢Ξï¼³Λ (@besaofficial) on

Kënga e publikuar 5 vite më parë është kthyer në fiksimin e njerëzve në gjithë botën dhe kjo vihet re jo vetëm nga videot në TikTok, por edhe nga komentet në YouTube. Pjesa dërrmuese e komentuesve shkruajnë se kanë mbërritur te kënga nga videot në TikTok dhe janë fiksuar me melodinë. Në fakt, s’kanë faj!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ï¼¢Ξï¼³Λ (@besaofficial) on

Shijojeni këngën nëse u bëtë nostalgjikë ose nëse thjesht jeni fiksuar nga TikTok.