Ish-banorja e Big Brother, Mimoza Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia është mbajtur rreth një muaj më parë, më 12 shtator, mirëpo Mimoza e bëri të ditur vetëm pak orë më parë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga dasma, ku është shfaqur si një nuse aspak tradicionale.
Mimoza nuk ka zgjedhur një fustan stil princeshe apo sirenë, por ka preferuar një fustan të bardhë me gjatësi poshtë gjurit, që i ekzpozonte supet dhe dekoltenë.
Sa i përket grimit, Mimoza kishte zgjedhur të qëndronte në ngjyrat e tokës, ndërsa flokët i kishte lënë me onde, të kapura bisht.
Aksesori që plotësonte pamjen e saj të nusërisë, ishte pa dyshim buzëqeshja.