Feti Fanaj, drejtori i Projekteve Publike në Bashkinë e Tiranës ka humbur sot jetën pas një beteje të gjatë me Covid-19. Fanaj kishte rreth një muaj që ishte prekur nga virusi dhe rreth tre javë më parë u dërgua drejt Turqisë, ku ishte i intubuar, por fatkeqësisht nuk ia doli ta mposhte virusin.

Mësohet se Fanaj është ndarë nga jeta në orën 01:00 pas mesnate, në moshën 43-vjeçare.

Ai ka lënë pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet familjes së Feti Fanajt.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.

Nuk do t'ju lëmë kurrë vetëm!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on