Mërkuri ka hyrë zyrtarisht në retrogradë për herë të fundit këtë vit dhe sipas astrologes Josephine Corcoran, kjo ngjarje astrologjike ka ndikim të jashtëzakonshëm në gjithçka.
Mërkuri i fundit në retrogradë për këtë vit është pikërisht më 14 tetor dhe zgjat deri më 4 nëntor.
Psikologët thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me një luhatje të dukshme mendore. Kjo ndodh për arsye se këtë vit, edhe vetë universi po pëson disa tronditje, të cilat ndikojnë edhe në jetën tonë.
Çfarë po ndodh? Pse tetori nuk është një muaj i zakonshëm?
Janë disa momente gjatë këtij muaji që do të ndikojnë edhe në shenjën tuaj. Është një periudhë për të rimenduar për prioritetet, por pa marrë vendime. Astrologët këshillojnë që këtë periudhë retrograde të planetëve ta shfrytëzoni në maksimum, por mos merrni vendime të nxituara.
Tetori për të gjitha shenjat është një muaj prove, sepse secili prej nesh do të përpiqet të hyjë në rrjedhën normale të jetës, edhe pse të gjithë do të kuptojmë se "normal" nuk është krejt siç ishte.
Çfarë të presim nga retrograda e Mërkurit të fundit?
"Retrograda e Mërkurit gjithmonë sjell një mundësi për të riparë, rimenduar dhe ribërë gjërat. Mërkuri rregullon komunikimin, mendimin logjik, lajmet, teknologjinë dhe udhëtimet",- shpjegon më tej Corcoran.
Por, për fat të keq, kjo retrogradë shkon edhe në një nivel tjetër.
“Kjo retrogradë është në kundërshtim me Uranin, i cili mund të sjellë lajme të papritura, zbulime tronditëse dhe të zbulojë çështje, të cilat kanë qenë të fshehura. Me Mërkurin në Akrep, është koha që e vërteta të zbulohet si personalisht, edhe profesionalisht.
Por mos u stresoni, ka edhe një fakt pozitiv për të dalë nga kjo gjendje.
"Kjo është një kohë e mirë për të menduarin, inovacionin, nxitjen e aktiviteteve të ndërgjegjësimit, përfshirjen e intuitës, hetimin e fakteve për të zbuluar të vërtetën.”