Një email i rremë që ministrja e Shëndetësisë ka vendosur të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve dhe është shpërndarë me shpejtësi në të gjithë rrjetin.

Në email-in që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jopublike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3-mujore.

Por si qëndron e vërteta?! 

Burime për BalkanWeb pranë Ministrisë së Shëndetësisë kanë mësuar zyrtarisht se ky email nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.