Përveçse ‘trendy’ dhe shumëngjyrëshe, tani mund të gjeni dhe maska me aromë ushqimi. Kompani të ndryshme kanë nxjerrë maska mbrojtëse me aromë ushqimi gjatë javëve të fundit.

Tani për tani ka vetëm maska me aromën e mishit të pulës dhe proshutës, por së shpejti do bëhen të disponueshme aroma të tjera ushqimi.

Rrjeti i fast food-it “Jack in the Box”, në Amerikë, ka sjellë këtë risi për të promovuar ofertat e tyre për menunë e re. Maskat janë të zbukuruara me sanduiçin e ri, fytyrat me buzëqeshje dhe me logon e kompanisë.

Deri më 23 tetor, maska do të jetë falas në internet për konsumatorët.

“Hormel Food”, gjithashtu, zbuloi kohët e fundit maskën me emrin “Frymëmarrje Proshute”. Ky inovacion i fundit përbëhet nga fibra të cilat ruajnë aromën e proshutës.

Shumë njerëz ankohen për aromën e keqe që mbajnë maskat pas një kohe përdorimi. Për të gjithë ju që doni të ndjeni aromën e ushqimit në çdo moment, kjo do të ishte zgjidhja e duhur.