Sapo fansat mësuan si do të quhet vajza që pritet të vijë në jetë së shpejti, nisën kërkimet: Çfarë do të thotë ky emër?
Kuptimi i emrit Lalin u bë një nga temat më të kërkuara në një kohë shumë të shkurtër, sapo u zbulua se aktori i njohur Kenan İmirzalıoÄ?lu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal do ta quajnë kështu vajzën e tyre.
Pyetja “çfarë do të thotë emri Lalin?” në Internet u bë një nga pyetjet më të kërkuara të ditës. Lalin, emri që do t’i vihet vajzës së çiftit të famshëm, ka origjinë turke, arabe dhe perse.
Po cili është kuptimi i këtij emri?
Lalin është një emër i vjetër që mendohet se origjinën e ka turke, arabe dhe perse. Në secilën prej këtyre gjuhëve, kuptimi është specifik, por mendohet se Lalin do të thotë “e kuqe e ndezur” ose “e kuqe rubini”.
Tashmë, të gjitha janë gati për vogëlushen e çiftit të famshëm turk – edhe emri. Aktori Kenan İmirzalıoÄ?lu dhe bashkëshortja Sinem Kobal mezi pop resin të kenë në krahë vajzën e tyre. Kobal është në javët e fundit të shtatzënisë dhe me këtë rast, ajo ka realizuar edhe një set fotografik me barkun e rrumbullakosur.
Katër vjet pas martesës, çifti Kenan İmirzalıoÄ?lu dhe Sinem Kobal, kanë gjithçka gati në rozë për të pritur Lalin në jetën e tyre.