Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, deri më tani ka qenë tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij personale.

Prej kohësh është aluduar në masë të madhe një romancë mes tij dhe modeles Sabrina Khan. Por përgjigja e Ardianit para tre muajsh, në emisionin  “NIN”, në lidhje me modelen ishte:

“Jo nuk ka një lidhje midis nesh, por jemi shoqëruar dhe është shumë vajzë e mirë, më ka ndihmuar shumë në këngën “Modela” që e kam publikuar, ashtu ka lindur shoqëria.”

Por mohimet e tij duket se morën fund në emisionin “Shiko kush luan”, ku ka pranuar se ndodhet në një lidhje me modelen indiane.

Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai është përgjigjur shkurt: Sabrine.

Pas klipit “Modela”, që u publikua 5 muaj më parë, ata janë parë më shumë së bashku në postime të ndryshme krah njëri-tjetrit. Madje shumë nga postimet e tij në Tik Tok, na krijojnë idenë që ata bashkëjetojnë.

Kjo është lidhja e parë që Ardian Bujupi bën publike