ISHP ka nxjerrë tashmë udhëzimin mbi përdorimin me kusht të maskës, në çdo ambient jashtë shtëpisë. Por në këtë udhëzim kanë qenë të përjashtuar fëmijët nën moshën 11 vjeç. Por në cilat raste mbajtja ose mosmbajtja e maskës është e domosdoshme? Ja rastet e përjashtimit për mbajtjen e saj nëpër shkolla.

Duke filluar prej datës 15 tetor, mbajtja e maskës u bë e detyrueshme për t'u mbajtur kudo jashtë ambienteve të shtëpisë. Por të përjashtuar kanë qenë fëmijët nën moshën 11 vjeç.

Ky vendim i ISHP, prek edhe institucionet arsimore, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës nga të gjithë nxënësit mbi moshën 11 vjeç, por edhe mësuesit në ambientet e shkollës.

Rastet kur mbajtja e maskës për nxënësit dhe mësuesit është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë:

Gjatë të gjithë ditës, gjatë të gjithë veprimtarisë në ambientet e shkollës.

Në ambientet e bibliotekës;

Maska duhet të mbahet nga çdo nxënës apo mësues që ka kaluar SARS Cov-2 për t'u mbrojtur nga shkaktarët e tjerë infektivë respiratorë.

Por, Instituti i Shërbimit Publik e ka konsideruar të arsyeshme që mund të ketë dhe raste përjashtimi të përdorimit të maskës, në rastet kur:

Nxënës apo mësues të cilët kanë humbje të dëgjimit dhe të folurit, ose nëse ata gjatë kohës së komunikimit me njëri -tjetrin, nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).

Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin e tyre sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse nxënësi apo mësuesi vuan nga sëmundje të cilat i bëjnë ata të paaftë për përdorimin e maskës.

Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

Gjithashtu, duhet rikujtuar fakti se se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.