Po mendoni çfarë të hani për mëngjes? Si thoni për një omëletë të shpejtë? Mbase ju ka ardhur në majë të hundës pasi është zgjidhja e parë që na shkon në mendje të gjithëve, prandaj provoni ta bëni ndryshe. Erida Kabashi sugjeron omëletë me lulet e kungullit dhe kungulleshka të vogla.
Përbërësit që ju duhen:
2 vezë
1 kungulleshkë e vogël
3-4 lule kungulli
Kripë
Piper
Mënyra e përgatitjes:
Rrahim vezët dhe u shtojmë pak kripë, pak piper dhe pak ujë. I përziejmë mirë. Në një tigan skuqim me pak vaj ulliri kungulleshkën e grirë. Shtojmë lulet dhe menjëherë më pas shtojmë vezët e rrahura. Nëse dëshironi mund t’i grini dhe pak djathë kaçkavall sipër ose mund ta prisni djathin dhe ta shtoni në pjatë. Shoqërojeni me çfarë të doni. Ju bëftë mirë!
View this post on Instagram