Fjoralba Ponari është diskutuar së fundmi për lidhjen e saj të dashurisë, pasi identiteti i partnerit të saj u bë publik në media. Siç thotë Fjoralba, portalet i kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë dhe kanë zbuluar jo vetëm identitetin e djalit, por edhe me çfarë merret e çfarë bën.

‘Fjala.al’ ka zbuluar se ai quhet Françesko Baholli dhe ka pasion sportet, por me profesion është inxhinier software. Portali ka shkruar gjithashtu se çifti është njohur përmes shoqërisë së përbashkët përpara disa viteve.

E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Fjoralba ka thënë se nuk e ka mbajtur ndonjëherë sekrete lidhjen, thjesht nuk do të flasë shumë për këtë gjë, pasi Françesko nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen i kam ruajtur identitetin. Unë nuk e kam mbajtur ndonjëherë sekrete, edhe në intervista e kam thënë”, -është shprehur moderatorja, ndërsa Ori e ka ngacmuar duke i thënë se ka hall se ia marrin, prandaj nuk do ta ekspozojë.

“Jo, unë e kam thënë dhe më përpara. Nuk është problemi aty, thjesht Françesko, sepse portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë, thjesht nuk është personazh publik”, -tha Fjoralba.

E ndërsa ajo mundohet t'ia mbulojë fytyrën, portalet bëjnë punën e tyre për t'ia zbuluar.