Aktorja e bukur Angelique Boyer ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga ekrani pas plot 16 viteve karrierë artistike dhe sukseseve të mëdha në ekran. E njohur për rolin e Teresa-s në serialin me të njëjtin titull, megjithëse ka fituar zemrat e miliona shikuesve në të gjithë botën, Boyer ka vendosur të bëjë një pushim pas serialit të fundit “Imperio de Mentiras”.

Protagonistja e shumë telenovelave spanjolle, të transmetuara në dhjetëra vende të botës, pasi mbaroi xhirimet e projektit të fundit, "Imperio de Mentiras", në të cilin luajti së bashku me aktorin Andrés Palacios, do të tërhiqet përkohësisht nga televizioni të paktën për një vit. Arsyet e këtij vendimi, aktorja nuk i bën publike, por thjesht dëshiron që t’i jape vetes një pushim të gjatë.

Edhe nëse nuk dua, duhet t’i jap vetes një pushim. Në ekran nuk do të jem, të paktën për një vit”,- tha Angelique në një intervistë të fundit për mediat vendëse.

Kjo është hera e parë që aktorja bën një deklaratë të tillë në karrierën e saj të gjatë.

Angelique Monique Paulette Boyer Rousseau është e njohur për pjesëmarrjen e saj në televizion, kryesisht në telenovela si "Corazones al Limit", ku ajo bëri debutimin si aktore në 2004-ën, me rolin e Anette. Pas saj, e ndoqën rolet dytësore në "Rebelde", "Muchachitas como tú", "Alma de Hierro", "As3sinas Women" dhe "Heart Wild".

Në vitin 2010, Boyer mori rolin e protagonistes Teresa Chávez Aguirre në telenovelën "Teresa" dhe, më vonë, u shfaq në telenovelat "Abismo de passion", "Lo que la vida me robó" dhe "Trestimes Ana".

Angelique Boyer dhe i dashuri i saj Sebastián Rulli u takuan në 2010 kur të dy luajtën në telenovelën ikonike me të cilën Boyer mori famë "Teresa". Në atë kohë ata krijuan një miqësi të ngushtë dhe tre vjet më vonë, u kthyen të luanin së bashku në një telenovelë.

Në vitin 2014, ata vendosën t'i japin vetes një shans dhe këtë e bënë publike në rrjetet sociale, ku deri më sot ndajnë mesazhe të ëmbla dhe fotografi me fansat e tyre.