“Are you still? But when will you have a baby? Hurry up, age goes away, it does its own thing. I need a child now ”.”

Shortly after the first birth…

"What are you doing, what are you waiting for? Do another one, grow together, grow each other… ”

… And so the story goes on with our society, which dies to deal with the life of another. It often becomes so inaccurate that it even hurts you, but you have to be strong to endure its slaughter if you choose to remain silent. Whereas, if you choose to speak, you have to explain to everyone "where", "why", "what", "how much", "how" and a host of other questions, which, perhaps, you yourself do not know the answer.

Të tilla ndjesi i ka përjetuar edhe Ersi Ngjela shumë kohë para se të vendoste të sillte në jetë një fëmijë. Jo për egoizëm, edhe pse për shumë prej nesh mund të tingëllojë e tillë, por dhimbja e humbjes së të atit ishte aq e madhe, saqë nuk e mendonte dot që në një të ardhme t’u sillte fëmijëve të saj të njëjtën dhimbje: “Ishte një vendim shpirtëror. Im atë këto ditë bëri 11 vjet që nuk jeton mes nesh. Sot jam më e fortë, por humbja e tij më lëndoi tepër. Vendosa mos të kem fëmijë. Nuk doja që nesër fëmijët e mi të vuanin si unë nga humbja e të dashurve të tyre. Kushdo nga ne, që ka humbur dikë, besoj më kupton sa shumë lëndohesh. Mora një vendim që ndoshta mund të quhet egoist, por këtë ndieja ndër vite…”

Natyrisht, për këtë vendim kishte edhe mbështetjen e partnerit, ama deri në një kohë tjetër, në një moment të dytë të jetës, i cili do të lindte bashkë me Diellin.

Pse nuk doja të bëhesha nënë?

Ishte një prej mesazheve më tronditës që mund të keni lexuar mes personazheve të njohur. Madje, mund të konsiderohet edhe mes mesazheve më të guximshëm. Janë të rralla gratë, edhe nënat, që brengat vendosin t’i ndajnë me të gjithë. Të gjithë ndjekësit në rrjet, mezi presin që personazhi i tyre i preferuar të postojë foton e parë të bebit, mesazhin e parë të lumturisë me fjalët më të ëmbla që përmban universi, por jo Ersi. Edhe ndjekësit e saj, që e njohin dhe e duan, e dinin se mesazhi i parë do të ishte ndryshe nga të gjithë. Kishte shumë arsye pse duhej një “shpjegim publik”:

Unë jam një shpirt i lirë që gjithmonë kam bërë atë që kam ndier, pa u ndikuar aspak nga të tjerët. Ndoshta kjo është dhe arsyeja përse pëlqehem si tip. Nuk kisha folur asnjëherë për këtë temë, por mendova se erdhi momenti i duhur.

Në përgjithësi, ne si shoqëri kemi qejf të merremi me jetën e tjetrit. Ndër vite kam dëgjuar shumë teori qesharake përse unë nuk kisha fëmijë ose kur takoje dikë, të bënin të njëjtën pyetje. Shpesh, më nisnin dhe mesazhe në Instagram persona të huaj dhe, të them të drejtën, habitesha se si mund t’i drejtohesh dikujt pa e njohur fare, t’i bësh një pyetje kaq personale. Po nëse unë, fatkeqësisht, do kisha një problem shëndetësor që nuk më lejonte të bëja fëmijë? Po sikur unë ose partneri im të mos bënim dot fëmijë fare? Po sikur unë të ngelja dhe më pas t’i humbja rrugës nga barra të ndërprera? Sot ka çifte që e vuajnë diçka të tillë.

Në fakt, arsyeja e këtij vendimi të Ersit, për fat të mirë nuk ishte shëndetësore, por shpirtërore, megjithatë, pak pas lindjes, ajo dëshironte t’u dërgonte të gjithëve një mesazh që, dashur apo padashur, preknin një temë mjaft delikate, për të cilën ajo dhe partneri i saj kishin marrë një vendim:

Kur linda, doja njëherë e mirë t’u jepja një mesazh të gjithë atyre që dashje pa dashje, me pyetjen e tyre ndër vite, preknin një temë tepër delikate. Është mirë që njerëzit të respektojnë hapësirën e tjetrit dhe të kenë shumë kujdes kur i bëjnë pyetje personale dikujt, ndoshta dhe t’i evitojnë. Është një shprehje që më pëlqen shumë: realiteti yt nuk është realiteti im!

Ndërkohë kisha dëshirë të bëhesha shembull për këdo që në një moment të vështirë, ashtu si unë, vendos mos të bëjë fëmijë. Ti ke mundësi të rilindësh shpirtërisht, të ndiesh një dashuri kaq të pastër, kaq të bukur, saqë në një moment tjetër të jetës, mund të pendohesh.

Pavarësisht të gjithave, dëshira për t’u bërë nënë triumfoi.

Nuk jam penduar që nuk u bëra nënë më herët, sepse kam pasur fatin ta jetoj jetën siç kam dashur. Mendoj se është shumë e rëndësishme të bësh atë që do. Ndoshta një ditë do pendohesha nëse nuk do e bëja. Tani e kuptoj që do të pendohesha nëse nuk do arrija të ndieja këtë që ndiej tani. Do pendohesha nëse do ia privoja vetes të qenit nënë. Sot, këtë mendoj, ndryshe nga çfarë mendoja dje. Rëndësi ka që njeriu ndryshon, në këtë rast unë kam ndryshuar për mirë për veten time.

Mëmësia më ka ndryshuar prioritetet

Kush është i apasionuar pas astrologjisë, e di mirë cilat janë cilësitë e një Gaforreje, sa shumë sakrifikon ajo për njërëzit e dashur dhe sa shumë përpiqet për të qenë gjithmonë mburojë për ta. Ersi, si një e lindur tipike e shenjës së Gaforres, përkushtimin e parë të vërtetë për një fëmijë e pati fill pas lindjes së mbesës së saj, Vivien – marrëdhënia me të cilën u bë aq e veçantë dhe e fortë saqë vogëlushja pati ndikim të drejtpërdrejtë dhe i zgjoi hallës dëshirën për t’u bërë nënë. Vivien erdhi në familjen Ngjela si përfaqësim i vazhdimësisë së jetës. Mbi të gjithë lumturinë që solli në familje, Vivien e “përgatiti” hallën për mëmësinë dhe shërbeu si kambana e parë më e fortë e asaj që do të ndodhte në një ardhmen e afërt – do të ndryshonin prioritetet.

Tani, me gjithë kujdesin që vazhdon të ushqejë për rrjetin, modën, artin dhe udhëtimet, Ersi ka të tjera prioritete. Ndonëse, siç thotë ajo, ka miq e mikesha aq të mira, saqë i japin vazhdimisht energji pozitive. Ndaj edhe asaj i ndodh shpesh të ndajë eksperiencat e jetës me nëna të reja. Dhe ndihet mjaft mirë sa herë e bën këtë.

E kam hapur profilin tim për të ndarë pasionet e mia (moda, arti dhe udhëtimet). Tani që jam nënë e përdor më tepër për tematika reale që i kalojnë të gjithë. Mendoj se kam ndjekëset më të mira në botë. Aq sa janë, por janë reale, janë humane, janë të dashura, janë më këmbë në tokë, me energji pozitive. Jam njeri që funksionoj me energji dhe marr kaq shumë energji të mirë, por njëkohësisht mundohem të jap shumë dhe vet. Le të themi, nuk lejoj negativitet në profilin tim. Jam pak “grifshë” nëse dikush kalon kufirin, por pranoj me shumë kënaqësi debate, kur janë konstruktive dhe jo dashakeqëse apo me tendencë të shëmtuar – ndonëse ndodh shumë rrallë. Jam shumë e lumtur që shpesh marr mesazhe dhe nga nëna që nuk janë nëna për herë të parë, por që shpesh më falënderojnë për sugjerimet që bëj apo temat reale që diskutohen në profilin tim.                                         

Sapo hyn të vizitosh profilin e Ersit, e kupton menjëherë energjinë e mirë me të cilën shoqëron çdo postim në Instagramin e saj. Vetvetiu dhe fare natyrshëm, pas lindjes së Noelit të vogël, ajo ndan çdo proces të rritjes së të voglit me nënat e reja që e ndjekin, por edhe me shumë të tjera që kanë kënaqësinë të shkëmbejnë eksperiencën e tyre. Rrjeti është kthyer në një komunitet të vogël që jo vetëm shkëmben eksperienca, por edhe ndan emocione, energji të mirë dhe shumë, po shumë dashuri. Siç thotë Ersi, duke ndarë eksperiencat, edhe mirërritja e Noelit bëhet më e thjeshtë, ashtu si edhe e shumë nënave të tjera, mesazhet e të cilave ajo i lexon një për një dhe bën sa mundet t’u kthejë përgjigje.

Jemi bërë si një komunitet i vogël që po ndikon dhe te vajzat e tjera që sot nuk janë nëna, por nesër mund të jenë. Disave u ka lindur dëshira të bëhen nënë dhe mbajnë shënime që tani për tematikat që diskutohen. Dhe gjëja më e bukur mes nënave është gatishmëria që kanë për të të ndihmuar jo vetëm me këshilla, por dhe me produkte që nuk gjenden në Shqipëri. Dhe ti nuk njeh asnjë personalisht, por merr kaq shumë ndihmë sa ndihesh vërtet mirë me veten. Mua më pëlqen të pyes shumë dhe duke pyetur, krijoj idenë time mbi një temë të caktuar. Eksperienca e nënave është reale, të ndihmojnë të krijosh një ide më të qartë në lidhje me një çështje. Sot, kam arritur në konkluzione për shqetësime që nuk i vija re më parë. Vështirësitë e nënave për bebet e tyre në Shqipëri janë të shumta. Dhe si një nënë që mundohet për më të mirën e bebes së saj, dua t’u jepet mundësia të gjitha nënave. Jo të gjitha kanë mundësi ekonomike, jo të gjitha kanë informacionin e duhur dhe nëse sugjerimet e mia ua lehtësojnë disi mëmësinë, jam shumë e lumtur”.       

Noeli, Dielli që më ndriçoi botën

Ka lindur?! Është një pyetje-habitore që të vjen menjëherë sapo shikon fotot e fundit të Ersi Ngjelës në profilet e saj sociale. Vështirë të bësosh se ka më pak se 3 muaj që është bërë nënë, sepse vazhdon të ketë trupin perfekt të një modeleje dhe linjat e tyre në pasarela. Në fakt, ka një sekret që nuk ia ka zhdukur mëmësia, përkundrazi, ia ka forcuar më shumë – të qenit gjithmonë elegante. Të qenit chic për të është si çelës që o e ke, o nuk e ke. Po sido të jetë, për Ersin, një mami chic duhet të ketë një cilësi që ta dallojë nga të tjerat.

Qetësinë. Mendoj se marrëdhënia midis nënës dhe fëmijës është e shenjtë.  Nëse ti, si nënë, komunikon me beben tënde qetë, i transmeton atij energjinë e duhur. Duhet të dish të jesh një nënë e qetë, sepse vetëm atëherë mund të kuptosh beben tënde. Unë studioj shumë çdo lëvizje, ankesë, të qarë dhe arrij të kuptoj nevojën momentale që ka bebi. Por kjo nuk mund të bëhet nëse ti si nënë nuk kalon kohën e mjaftueshme me bebin tënd.

Prej më shumë se dy muajsh, e gjithë bota e Ersit, ajo e çudirave, është kthyer në një botë rrezesh të forta dielli që i dhanë dritë jetës – një dritë tjetër. Në botën e saj të re, ka ardhur një Diell, që ndriçon dhe jep një energjinë që ajo nuk e kishte ndier kurrë më parë ….

Christmas is always called the Sun and Baby Sun. Everyone knows that so in the belly. And baby shower is done on this theme. It is a Sun, a new energy hope in my life. It is the Sun that I have been missing for a long time. Noel is the Sun that illuminated my world ... The sun that made me realize the importance of being a mother and maybe now I should be called Ersi in the enlightened world…

Ersi in the world of wonders seems to have given way to Ersi in the world full of light. This, thanks to this angel who came to life a few months ago. The sun that smiled on him and took him away from the darkness of the past gave light to the soul and new meaning to life. Because it is the soul of the soul… It has the blessing from above, from the heavens of paradise, where Ers has the guardian angel for himself and for his son….