Është gjithmonë i kujdesshëm në postimet me bashkëshorten e tij, Linda Rama, këtu e një dekadë më parë. Veç rasteve specifike, kreu i qeverisë poston pak ose aspak foto me bashkëshorten, si për ta mbajtur gjithmonë të shenjtë anën e tij private…

Si një ndër të vetmet foto “të zjarrta” që janë bërë publike nga Kryeministri Edi Rama mund të konsiderohet kjo e ceremonisë së martesës, plot 10 vjet më parë. Natyrisht, asokohe, kur Rama ishte në krye të bashkisë së Tiranës, ishte e bujshme edhe kjo puthje bashkëshortësh që u bë virale, por gjithçka erdhi pas saj ka qenë e kujdesshme dhe e kuruar me detaje…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

10 VJET❤️

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Deri sot, kur vështirë të qëndrojë pa ia uruar 10-vjetorin Lindës me një foto kaq të ëmbël dhe romantike sa kjo. S’mund të ndodhte ndryshe, një kujtim i ngjashëm me foton e 10 viteve më parë, si për të treguar se, edhe pas një dekade, dashuria është po ajo, madje edhe më e fortë.

Një buqetë e madhe për Lindën, një status fjalëpak, një puthje dhe shumë dashuri: “10 vjet…” - shkruan Kryeministri Rama në profilin e tij dhe me kaq e mbyll këtë ditë të shënuar për të dhe Lindën.

Sepse nesër, Rama do të vijojë me sfidat e tjera që e presin, pas një viti të gjatë e të dhimbshëm edhe nga humbja e pazëvendësueshme e së ëmës, ndërsa Linda do vijojë të ushqejë të njëjtën ndjenjë për të. Në krahun e djathtë, bashkëshortja diskrete do të bëjë të njëjtin rol, me mbështetjen e pafjalë tashmë 10-vjeçare, që askush më mirë se ajo nuk mund ta bëjë.