Rubrika “Ndaje ose haje” është ajo që nxjerr ndoshta më shumë “sekrete” nga të gjitha rubrikat e tjera në “Shiko kush luan”, kjo pasi këngëtarët vendosen mes dy zgjedhjesh, ose të përgjigjen, ose të hanë ushqime nga më të çuditshmet që në përditshmëri nuk do t’i hanin kurrë.

Në pozitë të vështirë u vendos edhe Dren Abazi, mirëpo e kaloi provën me sukses, pasi u përgjigj pa u menduar dy herë.

“Dren, duam të na thuash emrin e një artisteje apo artisti me të cilin nuk do të bashkëpunoje kurrë”, ishte pyetja për Drenin. Ndërsa ky i fundit tha emrin e këngëtarit Gold AG.

Ndërsa kur u pyet pse kjo zgjedhje, këngëtari tha vetëm se nëse do t’i pëlqente do të bënte një bashkëpunim me të.

Ishte i qartë...