Gigi Hadid ka sjellë në jetë vajzën e saj prej pak javësh. Supermodelja dhe këngëtari Zayn Malik janë në qiellin e shtatë me ardhjen në jetë të vogëlushes. Ndërsa së fundmi Gigi ka ndarë një postim në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar njerëzit të votojnë.

"Unë votova javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne, por edhe për ata amerikanë që janë më pak të privilegjuar. Me shpresë për një komb të unifikuar, empatik dhe për një udhëheqës që është i dhembshur", -shkroi ajo.

Mirëpo, më shumë sesa mesazhi i saj, në sy na ranë linjat e modeles. Ajo e solli në jetë të bijën vetëm 1 muaj më parë, por duket sikur të mos kishte lindur kurrë. Në fakt nuk është për t’u çuditur, pasi barku i Gigi-t mezi dukej edhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Fundja, është supermodele!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on