Gjatë një interviste në “Why Not” Dojna Mema foli për herë të parë për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga Top Channel, kanali që ajo e quan shtëpia e saj e parë mediatike, aty ku Dojna filloi karrierën që në moshën 19-vjeçare.

Ajo ka rrëfyer se ishte një vendim i vështirë, por i nevojshëm, pasi ajo dëshironte të eksperimentonte me gjëra të reja dhe ishte një fazë kur linja editoriale e Top Channel nuk përshtatej me atë që ajo donte të bënte.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme.

Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të miat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja.

Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri", -u shpreh Dojna.

Ajo foli gjithashtu edhe për jetën e saj private dhe u pyet për lajmet që djaloshi i shumëpërfolur që i ka rrëmbyer zemrën është këngëtari Vlashent Sata.

“E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty”, -u shpreh moderatorja.

Edhe pse nuk dha asnjë emër, Dojna pranoi se zemra i rreh fort për një person me të cilin është në një lidhje dashurie prej dy vitesh e gjysmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on