Georgina Rodriguez u bë e njohur për faktin që është vajza që Cristiano Ronaldo zgjodhi për të ndërtuar familjen. Dikur ajo ka qenë një shitëse në një dyqan Gucci, ku u njoh me Ronaldon dhe më pas nisi historia e tyre e dashurisë. Sot ata kanë një familje të mrekullueshme. Jetojnë së bashku me vajzën e tyre Alana Martina, me binjakët Eva dhe Mateo dhe me djalin e madh të Ronaldo-s, Cristiano Ronaldo Jr.

Në një intervistë për “Mujerhoy”, Georgina ka folur për jetën e saj shumë të lakmuar nga të gjithë dhe për mënyrën si ajo qëndron me këmbë në tokë. Por a ka qenë Georgina gjithmonë një grua e sigurt në vetvete?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

“Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar dhe u ktheva në një mjellmë. Kur kam lindur, askush nuk do të kishte thënë që më vonë do të isha e bukur. Ma kanë thënë gjithmonë [qesh]. Komplekset janë të padobishme. Larg komplekseve! Unë e dua veten ashtu siç jam, me papërsosmëritë. Askush nuk është perfekt. Por ne jemi unikë dhe kjo është diçka e veçantë në vetvete”, -është shprehur ajo.

Georgina ka folur edhe për anën e saj që shumë pak e njohim, si është ajo në përditshmëri dhe çfarë e bën të ndihet mirë.

“Do të doja të ndihmoja të tjerët gjithnjë e më shumë. Të bëj diçka të mirë për njerëzit në nevojë... Dhe e shoh veten të rrethuar nga dashuria, të rrethuar nga energjia e fëmijëve të mi. Ajo që më mbush në jetë është familja ime. Unë do të doja të isha një grua e suksesshme biznesi dhe të isha në gjendje të bëja diçka për të ndihmuar të tjerët. Sa më shumë që jap nga vetja, aq më e lumtur jam. Më bën të ndihem e pasur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Mirëpo si çdo njeri i famshëm, edhe Georgina ka hasur rrugës kritika dhe njerëz që nuk e pëlqejnë. Madje, ajo shprehet se ka shumë zili për të dhe Ronaldon dhe për gjërat që ata kanë arritur në jetë.

"Unë kam një moto: ‘Çfarëdo që të bësh, do të kritikohesh’. Është kaq e thjeshtë, nuk mund t'i kënaqësh të gjithë. Fatkeqësisht, ka shumë zili ndaj Cristiano Ronaldos dhe meje. Zilia është një ndjenjë që e bën qenien njerëzore të kalbet, nuk e bën të evoluojë dhe e mbush atë me urrejtje dhe inat. Ju duhet të gëzoheni për hir të të tjerëve. Duket se është më mirë të jesh i pasur që nga lindja, që njerëzit të mos kenë zgjidhje tjetër veçse të pranojnë ndryshimet e klasave. Njerëzit mendojnë se mund të kritikojnë dhe të thonë gjëra të tilla si: "Por kush është kjo? Është një punonjëse e thjeshtë”. Zilia bën shumë dëm, më shumë për ata që e ndjejnë. Më vjen keq për ta! Mundohem të kuptoj pse po ndodh dhe të mos ndiej asgjë negative ndaj atyre njerëzve.”

Ndërsa për sa i përket ndikimit që ajo ka në rrjetet sociale, Georgina thotë se dëshiron t’i frymëzojë të rinjtë në shumë aspekte. Asaj i pëlqen të tregojë pjesë nga përditshmëria, duke ngrënë, duke u kujdesur për fëmijët, duke ndarë një shëtitje me ta... Ajo shprehet se është grua natyrale dhe e gjithanshme, i njëjti person që parakalon në një gala në tapetin e kuq.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on