Pas mbylljes së një tjetër sezoni të suksesshëm të “Edicionit veror”, Eni Shehu rikthehet në ekran me një format krejtësisht të ri dhe ndryshe nga ato që kemi parë deri tani. Emisioni duket interesant dhe aktual që nga emri, “Nuk është karantinë” – pikërisht togfjalëshi që na duhet të dëgjojmë më shpesh gjatë kësaj periudhe, kur karantina është kryefjala e bisedave tona.

Siç është shprehur Eni Shehu, “Nuk është karantinë" është një serial televiziv krejtësisht dinamik dhe shumë sfidues, ku do të shohim aventura, personazhe, histori dhe këshilla për një jetë aktive e të shëndetshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

Në një prononcim për revistën Class, Eni Shehu është shprehur se emisioni erdhi si pasojë e pervojës së tij në media dhe stilit aktiv të jetesës.

“Gjatë karantinës, në fakt gjatë gjithë këtij viti të çuditshëm, ndjemë më shumë se kurrë mungesën e lirisë, mungesën e udhëtimeve, argëtimit dhe ndoshta ndjemë transformimin fizik për shkak të mbylljes. Adhuroj udhëtimet, të eksploroj jetën lokale, destinacionet e mrekullueshme që ofron natyra shqiptare. Merrem me fitness dhe i kushtoj vëmendje jetesës së shëndetshme,” –është shprehur Eni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

Ai ka shtuar gjithashtu se emisioni do të shërbejë si një model frymëzimi për të rinjtë falë rubrikave të larmishme.

“Mendoj që brezi i ri duhet të frymëzohet jo vetëm nga showbizi që shpeshherë është skandaloz. Në rastin konkret ‘Kampionët e rinj’, është një opsion shumë i mirë frymëzimi nga vetë talentet e rinj të sportit, të cilët do të rrëfejnë historinë e tyre me sfidat, qëllimet dhe arritjet, si model për t’u ndjekur. ‘Nuk është Karantinë’, është një emision që paradoksialisht do të prezantohet nga shtëpia ime,” –ka përfunduar Eni, por se si do të vijë emisioni vizualisht, ai ka preferuar ta lërë surprizë.

“Nuk është karantinë” do të transmetohet çdo fundjavë në Abc News.