Nëse keni menduar se të jetosh nën hijen e vëllait ose motrës më të madhe është problem i njerëzve që bëjnë një jetë normale, e keni gabim! Duket se ky është edhe një problem mbretëror, të paktën kështu ka qenë për princin Harry. Sipas raportimeve të fundit, Princi Harry është ndjerë në këtë mënyrë gjatë gjithë jetës së tij, sepse Princi William do të ishte trashëgimtari i kurorës.
Së fundmi, historiani mbretëror Robert Lacey thotë se Harry ndihej i mënjanuar sa më shumë rritej. Lacey u shfaq në podcastin “Pod Save the Queen”, ku tha se Princi William trajtohej pak më mirë nga familja mbretërore, sepse ai ishte trashëgimtari i fronit britanik. Sipas Lacey-t, Harry është trajtuar gjithmonë si një "gomë rezervë".
"Unë do të thoja që William është trajtuar me më shumë dashamirësi sesa Harry, ndërsa Harry është trajtuar gjithmonë si një gomë rezervë”, -tha Lacey. "Harry ndjek, fatkeqësisht, traditën e Princeshës Margaret ose Princit Andrew si numri dy në radhë, të cilët trajtohen ashpër nga logjika e sistemit mbretëror, që në të vërtetë favorizon linjën kryesore të gjakut,” –është shprehur ai.
Princi Harry është i gjashti në linjën e trashëgimisë së fronit britanik.