Brad Pitt është zyrtarisht beqar! Të paktën kështu ka raportuar Page Six. Një burim tha për median se aktori dhe modelja gjermane, Nicole Poturalski janë ndarë prej pak kohësh.

Burimi shpjegoi se Pitt dhe Poturalski, të cilët u panë fillimisht së bashku në gusht, “i kanë dhënë fund përfundimisht” dhe se “lidhja nuk ka qenë asnjëherë aq serioze”.

Lidhja e Brad me 27-vjeçaren bëri shumë bujë në media, veçanërisht për shkak të statusit të marrëdhënies së Poturalski-t, e cila është në një "martesë të hapur” me biznesmenin 68-vjeçar, Roland Mary. Madje ajo dhe Pitt janë njohur pikërisht në restorantin e Mary-t.

Një burim tha për People në fillim të shtatorit se ata e njohin njëri-tjetrin prej të paktën një viti dhe për herë të parë ata u panë bashkë në gusht të vitit të kaluar në një festë pas premierës në Berlin të filmit të Pitt “Once Upon a Time... In Hollywood”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nico (@nico.potur) on

Burimi shtoi se pas asaj feste, Poturalski dhe Pitt patën një sërë takimesh të fshehta në Los Anxhelos dhe Francë, përfshirë një në koncertin e Kanye West, Hollywood Bowl në nëntor të 2019-ës, ku u fotografuan për herë të parë bashkë nga paparacët. Asokohe u raportua se marrëdhënia e tyre ishte ende në fazat e hershme.

Gjithashtu, muajin e kaluar një burim për Us Weekly tha se marrëdhënia e Pitt me Poturalski-n nuk do të ishte shumë afatgjatë. Burimi shtoi se Brad mendon se Nicole është e bukur dhe e mirë, por ai nuk ka absolutisht asnjë plan dhe asnjë dëshirë që të martohet përsëri.

Lexoni edhe:

Ndërkohë që Angelina nxjerr probleme me divorcin, Brad kapet duke u puthur me ‘sozinë’ e saj

E dashura e re e Brad Pitt qenka e martuar, por ai s'do t'ia dijë