Një video e shkëputur nga reality show "Keeping Up With the Kardashians" ka konfirmuar që Khloe Kardashian ka kaluar një periudhë të vështirë pasi u prek nga Covid-19. Në një video të publikuar dje, Khloe shfaqet duke folur rreth gjendjes së saj, me një zë të ngjirur.

"Sapo zbulova që unë kam korona... Kam qëndruar në dhomën time. Do të bëhem më mirë, por isha vërtet keq për disa ditë."

Videoja fillon me motrën e saj, Kim Kardashian West, duke thënë:

"Ne thjesht po presim me padurim rezultatet e testit të Khloe për të parë nëse ajo e ka apo jo. Instinkti im më thotë se ajo e ka, sepse është shumë sëmurë. Kjo gjë më tremb vërtet, sepse mund ta dalloj që atë e ka kapur frika dhe se është vërtet nervoze.”

Gjithashtu nëna e tyre, Kris Jenner, shprehet e frikësuar për të bijën dhe thotë se po përpiqet të gjejë një mjek që mund ta ndihmojë.

E shtrirë në shtrat, Khloe flet për simptomat e saj, që përfshinin të vjella, kollitje, dridhje, trup të nxehtë dhe të ftohtë, si dhe një dhimbje koke që ajo tha se ishte ndryshe nga migrena e saj e zakonshme.

"Ne të gjithë do ta kalojmë këtë, nëse njerëzit ndjekin udhëzimet dhe dëgjojnë. Zoti na bekoftë të gjithëve", -përfundoi ajo.

Khloe tanimë është mirë dhe videoja e regjistruar për reality show-n i përket disa muajve më parë.