Gerta Shino ka lajmëruar pasditen e së enjtes, lajmin e hidhur se gjyshja e saj ishte ndarë nga jeta. Gerta bën të ditur se nëna ishte e infektuar me COVID-19 dhe nuk arriti dot ta mundte.

Ajo u bën thirrje ndjekësve të saj të mos e marrin me shaka këtë virus, pasi është më keq nga ç’mendojmë.

Ish-banorja e Big Brother ka këshilluar mes dhimbjes që të mbahet distanca nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë sëmundje të tjera, pasi po bëhet fjalë për jetët tona dhe të personave më të shtrenjtë.

Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prapë.

Njerëz, kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”- shkruan Gerta në mesazhin e saj.