Një prej gjërave që i ka shqetësuar më shumë prindërit për sa i përket edukimit dhe argëtimit të fëmijëve ka qenë gjithmonë mungesa e programeve në gjuhën shqipe, të dedikuara tërësisht fëmijëve.  

Po sikur t’ju themi që ky shqetësim tani do t’i përkasë së kaluarës? Anabel Media ka menduar për të gjithë ata prindër që e kanë “vuajtur” këtë mungesë dhe janë detyruar t’i argëtojnë fëmijët me programe në gjuhë të huaja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KosherjaByAnabel (@kosherja_by_anabel) on

Dje Anabel ka prezantuar projektin e ri, “Kosherja by Anabel”, një program për fëmijë që mund ta gjeni falas në YouTube. Ky prodhim i ri do të jetë sa edukativ, aq dhe argëtues për fëmijët, por më e rëndësishmja, do të flasë shqip.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KosherjaByAnabel (@kosherja_by_anabel) on

“Kosherja by Anabel” do të transmetohet çdo javë në kanalin në YouTube, Anabel Entertainment.

Ndërsa seria e parë gjendet tashmë në kanal dhe nuk duhet ta humbni.