Duhet të mendohesh dy herë para se të blesh luleshtrydhe, spinaq, apo nektarina të rritur në mënyrë jonatyrale. Sipas një raporti të Environmental Working Group, këto ushqime janë më të rrezikuarat për t’u kontaminuar me gjurmë pesticidesh sintetike.

Zbulimet janë përdorur për të krijuar “Dirty Dozen” “Dymbëdhjetëshja e papastër” dhe “Clean Fifteen” “Pesëmbëdhjetëshja e pastër”, të EWG-së 2017, lista të ushqimeve më shumë dhe më pak të kërcënuara nga pesticidet. Për ta realizuar këtë renditje, EWG analizoi testet e bëra nga Departamenti amerikani Agrikulturës, Ushqimit dhe Ilaçeve të më shumë sesa 36,000 kampionëve nga 48 lloje të ndryshme produktesh të rritura jonatyralisht.

Edhe nivele të ulëta ekspozimi ndaj pesticideve, mund të jetë i dëmshëm për fëmijët, bebet apo të vegjëlit, kështu, që kur është e mundur, prindërit dhe kujdestarët duhet të marrin masa për një ekspozim sa më të ulët ndaj pesticideve, ndërsa duhet të vazhdojnë gjithmonë t’i ushqejnë me dieta të pasura me fruta dhe perime të shëndetshme”, ka thënë Dr. Philip Landrigan nga Shkolla e Mjekësisë Mt. Sinai School of Medicine, në një deklaratë.  

Për të dytin vit me radhë, EWG që luleshtrydhet ishin frutat më të kontaminuara. Vitin e shkuar, frutat e kuqe të pyllit zbritën nga maja mollët, që mbanin titullin e frutave më të kontaminuara për pesë vjet. Mbetja e pesticideve në frutin e luleshtrydheve është rritur për shkak të rritjes së kërkesës për luleshtrydhe jashtë sezonit. Këtë vit, luleshtrydhja më e kontaminuar kishte gjurmë të 20 pesticideve të ndryshme.

Gjithashtu, këtë vit, janë ngjitur spinaqi dhe nektarinat. Spinaqi ka kërcyer nga vendi i tetë në të dytin e produkteve më të kontaminuara. USDA ka gjetur që kampionët e spinaqit përmbanin më shumë gjurmë pesticidesh për njësi peshe sesa gjithë produktet e tjera të testuara dhe 75 për qind e kampionëve përmbannin gjurmë permethrin-e, një insekticid që përdoret kundër morrave dhe mushkonjave. Në doza të larta, ai mund të shkaktojë dëmtim të sistemit nervor.

Cili nga produktet e rritur në mënyrë jonatyrale është i sigurt të blejmë? Misri, sipas EWG. Vetëm 1 për qind e kampionëve të misrave të ëmbël dhe avokadove, vitin e kaluar më të shiturit, kishin gjurmë pesticidesh. Edhe pse ti je i mbrojtur nga pesticidet që depërtojnë në produkt për shkak të pjesës së jashtme të trashë, është e rëndësishme të theksojmë që EWG paralajmëron që një sasi e vogël misri i ëmbël, si dhe papaja dhe kungulli i verës, prodhohen nga fara të modifikuara gjenetikisht. Edhe një herë, bliji organike nëse dëshiron të shmangësh produktet e modifikuara.

Listat EWG, që kanë nisur në vitin 1993, kanë fituar reputacion mes shumë mjekëve të njohur dhe organizatave shëndetësore, përfshirë Akademinë Amerikane të Pediatrëve, për uljen e ekspozimit ndaj pesticideve në dietën ushqimore, por lista “Dirty Dozen” “12-shja e papastër” ka tërhequr gjithashtu dhe disa kritika sepse, sipas tyre, përqendrohet më shumë në sasinë e pesticideve sesa efektin e tyre toksik. Sipas Sonya Lunder, analiste me përvojë e EWG, grupi ka klasifikuar disa bimë shumë të përdorura, si specat djegës këtë vit, në “Dirty Dozen Plus”. Zgjedhja e këtyre produkteve nuk përmbush kriteret tradicionale, por është gjetur që përmbajnë pesticide shumë toksike në to. Gjithashtu, disa kritikë kanë thënë që nivelet e pesticideve të gjetura në ushqimet e kësaj liste, edhe pse më të larta sesa në fruta apo perime të tjera, janë përgjithësisht shumë poshtë niveleve të lejuara nga EPA.

Megjithatë EWG e mbështet listën e saj dhe lajmëron konsumatorët t’i kushtojnë vëmendje çdo gjurme të pesticideve sintetike. Lunder ka thënë për RealSimple.com në një e-mail që dikur, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit EPA ka “anuluar tolerancat”, ose ka ndryshuar kufijtë ligjorë, ose ka ndaluar në mënyrë kategorike disa insekticide që mendoheshin se ishin të sigurta pasi kanë shfaqur rrezik për vetëvrasjet. Vjeshtën e kaluar, përmendet në këtë email, nivelet e toleruara për Chlorpyrifos-in, një pesticid që dikur gjendej gjerësisht në fruta dhe perime, u fshinë pasi nuk përmbushnin më  standardet e sigurisë së EPA-s.

Ja ushqimet që gjenden në Listat Dirty Dozen dhe Clean Fifteen, ndërsa renditjen e plotë të 50 varieteteve të produkteve mund ta shihni në website-in e EWG.

Dymbëdhjetëshja e papastër:

Luleshtrydhet

Spinaqi

Nektarinat

Mollët

Pjeshkët

Dardhët

Qershitë

Rrushi

Selinoja

Domatet

Speca të ëmbël

Patatet

 

Pesëmbëdhjetëshja e pastër:

Misri i ëmbël

Avokadot

Ananasi

Lakra

Qepët

Bizelet e ëmbla të ngrira

Papaja

Shpargujt

Mangot

Patëllxhanët

Pjepri i varietit Honeydew

Kivi

Pjepri Cantaloupe

Lule lakra

Qitro