Barack Obama po shprehet si kurrë më parë për rëndësinë e të qenit baba.
Të shtunën, ish-presidenti, 59-vjeçar, zbuloi se kur lindi vajza e tij e madhe Malia, tani 22-vjeçe, ai bëri një premtim: që do ta vendoste gjithmonë familjen në radhë të parë.
"Fakti që babai im kryesisht mungonte gjatë fëmijërisë time, më ndihmoi në formësimin e ideve për llojin e babait që unë doja të isha"- shkroi ai, duke e shoqëruar me një fotografi familjare, e bërë kur Sasha dhe Malia ishin fëmijë.
"Kur lindi Malia, i dhashë një premtim vetes që fëmijët e mi do të më njihnin, do të rriteshin duke e ndjerë dashurinë time fort dhe vazhdimisht, duke ditur që unë gjithmonë do t'i vendosja ato në vendin e parë"- shkroi ai.
Pavarësisht nga sfidat e presidencës, Obama tregoi se ai darkonte me familjen e tij çdo natë gjatë tetë viteve në detyrë.
"Të shohësh ato të rriten, të bëhen gra të reja inteligjente, të forta dhe të dhembshura, ka qenë gëzimi më i madh i jetës sime"-shtoi ai.
Në njohje të rolit të rëndësishëm që familja ka luajtur në jetën e tij, Obama tregoi se ai ka shkruar një libër të quajtur, ‘Një Tokë e Premtuar’, kushtuar vajzave dhe bashkëshortes Michelle Obama, me të cilën së fundmi festoi 28 vjetorin e martesës.
Ish-presidenti ndau gjithashtu një foto të dedikimit prekës në faqen e parë të librit:
"Për Michelle - partneren time të dashurisë dhe jetës dhe Malia dhe Sasha - drita verbuese e të cilave e bën gjithçka më të ndritshme”
‘Një Tokë e Premtuar’ është cilësuar nga Obama si: "një udhëtimin personal që unë dhe Michelle kaluam gjatë atyre vite, me të gjitha ngritjet dhe uljet e pabesueshme ”.
Libri do të botohet më 17 nëntor.