Ka një arsye të qartë për të parë "The Life Ahead", për ata që vlerësojnë historinë kinematografike dhe sidomos, Sophia Loren. Ende e mrekullueshme në moshën 86-vjeçare, duke luajtur në këtë film në gjuhën italiane, drejtuar nga djali i saj, Edoardo Ponti.
Filmi doli si premier në Netflix, më datë 13 nëntor. Ponti dhe shkrimtari Ugo Chiti adaptuan filmin nga romani i Romain Gary "The Life Before Us". Këtu Loren luan personazhin e këtij titulli, një e mbijetuar e Holokaustit që merr fëmijët e prostitutave në qytetin italian, në Bari, bëhet një ndikim i rëndësishëm për një jetim Senegalez, me emrin Momo (Ibrahima Gueye) cili përkohësisht lëviz me të. Duke shitur drogë për një tregtar lokali, ai ka shumë nevojë për disa ndikime pozitive në jetën e tij.
Megjithatë është Loren ajo që komandon ekranin, dështimi i shëndetit dhe kujtimet e dhimbshme të kalvarit që ajo përjetoi në rininë e saj. Në intervista, Loren - shfaqja e fundit i së cilës në ekran ishte pak më shumë se një dekadë më parë - ka deklaruar se ajo i solli projektin djalit të saj, me të cilin ka punuar në dy filma të mëparshëm, duke se thënë Madame Rosa është një personazh i mrekullueshëm që i përshtatej mjaft mirë.
Sipas The Guardian, performanca e Loren mund ta venosë atë në garën për aktoren më të mirë në Oskar 2021. Nëse do të ndodhë vërtetë, 86-vjeçarja mund të bëhet e nominuara më e vjetër për 'Academy Next Actress'.