Modelja dhe sipërmarrësja Greis Petroviç, ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau ekskluzivisht fotot e setit surprizë të shtatzënisë.

Në kushte të tjera, Greis do të ishte në studio, por situata e rënduar nga shtatzënia në javët e fundit dhe infektimi me Covid-19 kanë bërë që intervista të realizohet virtualisht. Greis, prej një jave ka rezultuar pozitive me koronavirus. Siç tha ajo, po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke: “Uroj që ta kem kaluar këtë dreq Covid-i para se të vijë në jetë djali”,- Tha Greis në program.

Edhe pse nga shtëpia, Greis zbuloi fotot e guximshme të setit të shtatzënisë. Herë e shfaqur pranë së bijës, Emel, e herë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, Greis tregoi se fotot janë realizuar në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ajo tha që përtej guximit për t’u shfaqur pa drojë, ashtu siç vijmë në jetë, këtë set e lidh me besimin në Zot.

Falënderuese për dy mrekullitë që Zoti i ka falur, Greis u shpreh shumë e kënaqur me gjithë realizimin e këtij seti, që dokumenton një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.