Nëse jeni duke u përpjekur të humbi disa kilogramë ose të mbani peshën që keni, duhet të dini që nuk keni pse hiqni dorë nga kënaqësitë e jetës. Ka pafund gjëra të mira që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke mbajtur nën kontroll kaloritë dhe përbërësit që zgjidhni.

Një recetë të shijshme dhe të shëndetshme biskotash integrale me tërshërë dhe fara e ndan me ne Mirela Andoni.

Përbërësit që ju duhen:

200 gr tërshërë fletë

50 gr gjalpë i butë

50 ml ujë

50 gr tahini

59 gr mjaltë

40 gr fara miks

60 fara kungulli të pjekura

4 fiq të egër gliko e copëtuar

60 fara lini

2 lugë reçel trëndafili

Kanellë

Mënyra e përgatitjes:

I përziejmë të gjitha bashkë derisa të bëhet një masë. Lagim duart me ujë dhe formojmë topa të vegjël, i sheshojmë me duar dhe i vendosim në tavë me letër furre. I pjekim për 25 minuta me 180 gradë ose derisa të marrin ngjyrë anash. Nëse i doni më krokante, uleni temperaturën në 150 gradë dhe vendosni letër furre sipër, kështu do thahen dhe nuk do marrin shumë ngjyrë. I ftohim plotësisht dhe i shijojmë gjatë ditës sidomos kur kemi më shumë nevojë për energji nga ajo e mira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)