Shenjat që një person ka prirje për tradhti ndonjëherë është e vështirë të shihen e kuptohen, mbase edhe ju nuk dëshironi t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë. Prandaj, vlerësoni mirë karakteristikat e personit, para se të merrni një vendim.

Djelmoshat shtatgjatë

Një hulumtim interesant i faqes së njohjeve IllicitEncounters.com ka zbuluar që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.

Adhuruesit e rock&roll-it

Një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41 për qind e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.

Biondet

Hulumtimi i faqes CheaterVille.com, ka zbuluar që së paku 42 për qind e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët, janë bionde.

Përdoruesit e Twitter-it

Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar se ata që qëndrojnë gjatë në Twitter kanë më shumë konflikte dhe tradhti. Megjithatë në Shqipëri, mund të ishte një rrjet tjetër social.

Mësueset dhe ekspertët IT

Kur është fjala për profesionet, një hulumtim i pazakonshëm, të cilin e ka bërë AshelyMadison.com, ka zbuluar që ka më shumë shans që femra e cila ka tradhtuar partnerin, të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese. Ndërkaq, po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë, janë ekspertët IT.

Blerëset me kartelë sekrete

Hulumtimi i AshelyMadison-it ka zbuluar edhe që më shumë se një e treta e femrave i kushtojnë më shumë kujdes pamjes kur vendosin të tradhtojnë. Ndërkaq, 27 për qind kanë kartelë sekrete krediti.