Dave Prowse, ish-instruktor ‘bodybuilder’ në ‘Bristolian’, tashmë më i famshëm për rolin si Darth Vader në serialin e njohur ‘Star Wars’, ka nërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
 
Mediat e huaja konfirmojnë lajmin për ndarjen e tij nga jeta, pas një sëmundjeje me të cilën luftonte prej pak kohësh.

 
Prowse-s iu dha roli si Vader për fizikun e tij imponues. Por peshëngritësi, i kthyer në aktor, ndihej më krenar për rolin-Green Man Code Man, me të cilin promovonte sigurinë rrugore në Mbretërinë e Bashkuar.
 
"Megjithëse i famshëm për të luajtur shumë role monstrash- për mua dhe të gjithë ata që e njihnin Dave dhe kishin punuar me të, ai ishte një hero në jetën tonë."- tha menaxheri i tij, Thomas Bowington.