Tre persona kanë humbur jetën në ishullin italian të Sardenjës, pas përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.
 
Pamjet dramatike të postuara në mediat sociale tregojnë lumenj me baltë që rrjedhin nëpër qytetin Bitti në provincën Nuoro.
 
Mediat italiane thonë se tre personat që humbën jetën përfshijnë një burrë të moshuar që u mbyt në shtëpi dhe një burrë të vrarë në automjetin e tij. 
Erërat e forta dhe shiu kanë goditur ishullin që nga e premtja, duke ndërprerë energjinë dhe duke detyruar disa njerëz të evakuohen.
 
Andrea Soddu, kryetari i qytetit kryesor të provincës Nuoro, paralajmëroi për në zonë dhe u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë kujdes maksimal në një postim në Facebook.


 
Shërbimet e urgjencës kanë zhvendosur rreth 150 banorë .
 
Në vitin 2013, përmbytja e rëndë e shkaktuar nga Cikloni Cleopatra vrau të paktën 18 njerëz në Sardenjë.