Kompozitori Kledi Bahiti dhe moderatorja sportive Pejana Elezi u bënë prindër pak muaj më parë. Ata sollën në jetë një djalë, që e pagëzuan me emrin Gred. Të pakta kanë qenë fotot me bebushin që çifti i ka ndarë publikisht, por me rastin e festave ata kanë publikuar përmes revistës Bordo portretin më të ëmbël familjar.
Këto janë festat e para që Kledi dhe Pejana i kalojnë si prindër dhe lumturia u shihet në sy.
Lidhja e çiftit u bë publike në muajin mars të këtij viti, ndërsa një muaj më vonë ata dhanë lajmin se do të bëhen prindër.
View this post on Instagram