Dita e tretë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës ka pasur të njëjtën natyrë si edhe ajo e dy ditëve të para. Tensione e konfrontime me policinë ka pasur sapo një grup protestuesish janë grumbulluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më pas edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ish-Bllokut dhe Drejtorisë së Policisë. Protestuesit kanë hedhur shashka dhe sende të forta ndaj policisë, por kjo e fundit është kundërpërgjigjur me ujë me presion e gaz lotsjellës.
Një ditë më parë, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për grupin e protestuesve. Kërkesa tjetër e tyre është edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Edhe pse në terren kanë zbritur rreth 1500 efektivë policie, dhuna edhe sot ka qenë e pashmangshme.