Jeni kuriozë të dini se si është Kate Middleton kur nuk ndodhet në publik? Ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, pavarësisht gjithë rregullave e protokolleve mbretërore, dukesha është e qetë dhe sillet si çdo nënë. Një burim tregoi për People më shumë për jetën e dukeshës prapa dyerve të mbyllura dhe duket se ajo është thjesht një nënë normale e zënë duke u marrë me fëmijët.

Burimi thotë se Kate është shumë e qetë në shtëpi dhe se famlija e tyre është një familje normale, me fëmijë që vrapojnë përreth dhe bëjnë rrëmujë. Nuk ka protokolle dhe përkulje. Gjithashtu burimi shtoi se ajo është një nënë shumë e sigurt dhe me autoritet. Nëse fëmijët nuk veprojnë ashtu si duhet, ajo i qorton.

Ndërsa kur bëhet fjalë për stilin personal të Kate në shtëpi, ajo është e thjeshtë, i mban gjithmonë flokët të kapura bisht.

"Ajo është ose me rrobat e saj të palestrës, ose me një fustan dhe atlete, shumë pak grim. Gjithmonë duke kërkuar ndjesë dhe me nxitim, pasi është vonë për të shoqëruar fëmijët në shkollë. Thjesht, jeta e një nëne që punon dhe ka tre fëmijë të vegjël - vetëm se bën një lloj pune ndryshe nga shumica," –rrëfeu burimi.

Po i njëjti burim shtoi gjithashtu se Kate dëshiron t’i mbajë fëmijët e saj me këmbë në tokë dhe nën kontroll, dhe se ajo dhe William janë në thelb si çdo çift tjetër.

Pikërisht, një çift normal… që një ditë do të bëhen mbreti dhe mbretëresha e Anglisë!