Gjatë këtyre muajve të vështirë, sidomos pas vendosjes së karantinës në pranverë, kufizimit të orarit të lëvizjeve në këto kohët e fundit dhe pasigurive që po sjell varianti i ri i Covid-19, food delivery (porositja e ushqimit jashtë) do të kishte qenë një aset tepër i rëndësishëm për restorantet, pasi në këtë mënyrë do të vazhdonin t’u shërbenin klientëve vaktin e preferuar. Një gjë e tillë, do të përmirësonte ndjeshëm të ardhurat dhe do t’i largonte këto biznese nga kriza.
FOODINI, platforma e parë e standardit botëror në Ballkan për food delivery, e cila së shpejti nis rrugëtimin nga Tirana, nënvizon se, nga një analizë e tregut botëror, nga marsi deri në nëntor, rritja e këtij sektori ka qenë +60%, duke arritur kulmin gjatë muajve të vjeshtës.
Bashkëthemeluesit shprehen:
“U nisëm nga një fakt i thjeshtë mbi cilësinë e ushqimit dhe shërbimit delivery. Tirana ka cilësi fantastike në gatim dhe produkte, por klienti nuk mbetet i kënaqur kur porosit jashtë, kryesisht prej vonesave apo çmimeve të larta të shërbimit. Krejt e kundërta ndodh në Londër apo Milano, ku cilësia e produkteve ose gatimit është e ulët, por klienti shijon një eksperiencë të lartë në shërbimin delivery. Ishte pikërisht kjo që na shtyu të mendonim për FOODINI, i cili kërkoi kohën e vet të programimit dhe dizenjimit të projektit në mënyrë që të përmbushte të gjitha standardet e një platforme worldclass”.
Po ju zbulojmë në vijim disa nga risitë që vijnë bashkë me FOODINI.
Porositë do të dërgohen në modalitetin “Contactless”, sipas këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke marrë parasysh periudhën e pandemisë. Shërbimi do të shtrihet në të gjitha zonat e Tiranës, përfshirë ato periferike.
Restorantet pranë zonës së vendndodhjes së klientit do të vendosen në Spotlight, ndërkohë që mesatarja e kohës së dërgesës do të jetë shumë e ulët (< 35 minuta), falë teknologjisë së aplikuar dhe inteligjencës artificiale për përzgjedhjen automatike të motoristit më pranë restorantit.
Pagesat mund të bëhen edhe nëpërmjet kartës së kreditit ose debitit.
Shërbimi ndaj klientit do të jetë në çdo kohë, përmes telefonit ose chatit.
Më shumë opsione për konsumatorin, të cilat do të zbulohen në momentin e duhur... ky është vetëm fillimi i diçkaje emocionuese - FOODINI premton!