Bella Hadid po e mbyll vitin me një ndryshim të pazakontë në flokët e saj. Pasi preu balluke, ajo ka provuar të luajë me ngjyrën e flokëve. Gjatë një dalje në qytetin e Nju-Jorkut të martën, modelja u fotografua me highlights portokalli.

Fillimisht ajo na ka njohur me ndryshimin me një selfie në Story-n e saj në Instagram.

Duket se lyerja e re e modeles së famshme është e frymëzuar nga viteve '90. Pamja e Bella Hadid është ndër më të guximshmet që i kemi parë modeles dhe nuk e dimë nëse kjo ngjyrë është e përhershme apo e përkohshme. Por dimë të themi se Bella mund të ketë krijuar një nga trendet e flokëve për vitin 2021, sepse shfrenimi i fantazisë në ngjyrën e flokëve do të jetë një opsion shumë i përdorur në vitin që vjen.