Jemi në periudhë festash dhe ajo që i gëzon njerëzit, veç atmosferës që mbizotëron, është marrja dhe dhënia e dhuratave. Shkëmbimi i dhuratave në fundvit është një traditë që daton shumë kohë më parë dhe është një mënyrë që shumë njerëz kanë për t’u shprehur të dashurve të tyre vlerësimin. Dikush zgjedh një veshje, dikush një aksesor, por ajo për të cilën të gjithë bien në një mendje, është se produktet e kujdesit ndaj lëkurës janë dhurata perfekte, sidomos në periudhën e dimrit, kur lëkura ka më shumë se kurrë nevojë për trajtim.
Dhe cili është vendi i përsosur ku mund të gjeni produktet më të mira? Pa dyshim Koral Secrets!
View this post on Instagram
Koral Secrets është një dyqan online ku gjenden markat më prestigjioze koreano-jugore dhe japoneze, për përkujdesin ndaj lëkurës. Kush nuk do të donte të kishte një lëkurë të pastër si bora dhe të tendosur si ajo e grave aziatike?! Produktet e Koral Secrets ju mundësojnë të ndiqni një rutinë aziatike, duke i dhënë lëkurës suaj atë që i duhet. Më e rëndësishmja, nuk përmbajnë substanca të dëmshme, pasi kanë prejardhje natyrale dhe organike.
Mund të zgjidhni mes seteve të ndryshme, që vijnë me çmime speciale – 6 sete për femra dhe 2 për meshkuj. Të gjitha vijnë me paketimet “Christmas Edition”, që i japin dhuratës prekjen e fundit.
View this post on Instagram
Për më tepër, mund të zgjidhni edhe një kartolinë të personalizuar për të shtuar edhe një dedikim zemre.
View this post on Instagram
Në varësi të tipologjisë së lëkurës (të thatë apo të yndyrshme), mund të zgjidhni për të dhuruar një nga setet e meshkujve me 3 produkte.


Edhe te setet e femrave gjeni një shumëllojshmëri produktesh të përshtatura me llojet e ndryshme të lëkurave – normale, e thatë, e yndyrshme, mikse, me njolla apo me shenja të moshës.
Rutina aziatike e kujdesit për lëkurën përbëhet nga disa hapa të rëndësishëm që ndjekin njëri-tjetrin, prandaj setet janë dhurata ideale për këdo. Dhe mos harroni që këtë fundvit t’i bëni një dhuratë edhe vetes suaj, sepse e dimë që jeni në listën e bardhë të Babagjyshit.
Të gjitha setet dhe produktet e Koral Secrets mund t’i porosisni në website-n zyrtar, duke klikuar këtu → Koral Secrets. Ky website është ndryshe nga faqet e zakonshme, pasi nuk është thjesht një dyqan online, por një udhërrëfyes ku produktet janë të kategorizuara shumë mirë dhe të organizuara sipas tipit dhe problematikës së lëkurës.