
Although in recent years oral health care has made all people more responsible, it is still necessary to understand that oral health is an important part of overall health.
Through nutrition, we all meet our vital needs and keep the body in shape, but on the other hand, if we do not take care of the main apparatus with which we eat, then the problems become even greater. Let's not forget that even a beautiful and radiant smile makes us attractive in front of others, so to always have it, follow these simple tips:

What do we need to know about oral health, why is it important?
1. Së pari, shëndeti i mirë i dhëmbëve është i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë të gojës, si edhe të mishrave.
2. Nëse kujdeseni për shëndetin e gojës, mund të parandaloni shumë probleme dentare që shkaktohen nga komplikime të mundshme të prishjes së dhëmbëve, mishrave etj.
3. Dhëmbët e prishur, të shtrembër ose të rënë, apo edhe një nofull e deformuar mund ta bëjë më të vështirë përtypjen e ushqimit duke çuar më tej në ndërhyrje më të vështira.
4. Kavitetet në dhëmbë janë vërtet të dhimbshme. Prishja e smaltit nga ushqimi, lëngjet e nxehta ose të ftohta, mund të çojë në sinjale të dhimbshme që me kohën bëhen serioze. Për këtë, vizita te dentisti është e domosdoshme.
5. Sëmundjet që shfaqin mishrat e dhëmbëve, nëse nuk trajtohen qysh në fazat fillestare, mund të çojnë në probleme shumë më të rënda më vonë. Sëmundja e mishit të dhëmbëve ose sëmundja periodontale mund të shkaktojë humbje të dhëmbëve, infeksione apo edhe komplikime të tjera.

Kështu, shëndeti i mirë i dhëmbëve është një kombinim i kujdesit ditor (larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe pastrimi i dhëmbëve me pe), së bashku me vizitat e rregullta te dentisti çdo 6 muaj.
Ky i fundit mund t’ju ndihmojë t’i adresoni problemet. Dhe sidomos, nëse bëhet fjalë për korrigjime të dhëmbëve të shtrembër apo të nofullave te fëmijët. Vizitat dhe kujdesi kanë rol parandalues të shumë problemeve në shëndetin oral.

Kur është koha ideale për të ndërhyrë në drejtimin e dhëmbëve?
Shumë prindër mendojnë se duhet të presin derisa fëmijëve t’u dalin të gjithë dhëmbët e përhershëm, rritja e nofullës po ashtu të jetë gati e plotë, pastaj të ndërhyjnë për të bërë korrigjime siç është rasti i drejtimit të dhëmbëve. Por e vërteta është se korrigjimi i problemeve do të jetë më i vështirë, madje edhe potenciali për të inkurajuar rritjen e nofullës në një drejtim tjetër mund të humbasë në rast se ndërhyhet kaq vonë.
Nëse një malokluzion është i qartë që në moshë të vogël, është e rëndësishme që prindërit të kenë një vlerësim ortodontik në moshë të hershme të fëmijëve të tyre. Ekspertët këshillojnë që të bëhet një vlerësim ortodontik pak kohë para moshës 7-vjeçare. Në këtë moshë, dhëmbët e përhershëm (të rritur) të një fëmije kanë filluar të dalin, por atyre u mbeten akoma disa dhëmbë primarë. Nëse është e nevojshme, kjo është koha më e mirë për të bërë një ndryshim të madh vetëm me një trajtim të vogël.

Trajtimi i hershëm fillon që në kohën kur dhëmbët e një fëmije fillojnë të dalin – ky është një proces që njihet si "ortodonci përgjuese". Kjo është faza kur mund të sigurohen rezultate më të mira nga trajtimet ortodontike. Nëse ndërhyrja bëhet në këtë fazë, mund të ketë ndikim edhe në rritjen dhe zhvillimin e nofullës së fëmijës duke bërë që nofullat e sipërme dhe të poshtme të bashkohen në mënyrë efektive.
Ne kemi menduar dhe për fëmijët, duke ofruar për ta shërbime në një sallë të posaçme, me atë që ne e quajmë “Poltroni Magjik”, pasi është një poltron i animuar vetëm për fëmijën nën moshën 7 vjeç. Nëse fëmijët mësohen me kontrollet rutinë te dentisti, me higjienën e mirë dhe një staf që e ndjek që në vegjëli, atëherë ky fëmijë do të ketë gjithnjë një shëndet të mirë oral. Është shumë i rëndësishëm edukimi i fëmijëve me kujdesin ndaj shëndetit.

Po rreth mungesave të dhëmbëve, çfarë duhet të dini?
Implantet dentare janë mënyra më e mirë për zëvendësimin e mungesave të dhëmbëve, gjithnjë kur kjo mbështetet dhe nga mjeku kirurg implantolog. Pra, jo çdo pacient është kandidat i përshtatshëm për implante, kështu që një vizitë profesionale mundëson dhe infomimin e saktë. Implanti është material titanium, i cili përshtatet me kockën dhe luan funksionin e rrënjëve të dhëmbit natyral. Implanti vendoset në kockë dhe është procedurë e lehtë për pacientin, me dhimbje të moderuar. Për pacientin, eksperienca e vendosjes së implantit mund të jetë e ngjashme me atë të heqjes se një dhëmbi, madje dhe më e lehtë për t’u rikuperuar.

Implantet janë një procedurë shumë e sigurt dhe pa rrezik për pacientin. Implantet do të zgjatin për aq kohë sa ju kujdeseni për to. Njësoj si dhëmbi juaj natyral, implanti ka jetëgjatësi sipas mbarëvajtjes, kështu që higjiena dhe kontrollet nuk duhen neglizhuar asnjëherë. Njësoj siç humbet dhëmbi natyral, ashtu mund të humbasë dhe implanti në mungesë të kujdesit apo ndryshimit të kushteve shëndetësore.
Pas vendosjes së implanteve, procedura e pritjes është 3-6 muaj sipas rastit të përcaktuar nga mjeku implantolog, dhe më pas vazhdon faza e dytë e vendosjes së kurorës mbi implant. Kështu kemi krijuar një dhëmb me implantin/rrënjët dhe kurorën.

Nëse renditim 3 arsyet kryesore përse implantet dentare janë shumë të rëndësishme, ato janë:
1. Mbron demtimin e dhëmbëve të tjerë, pasi dhëmbët kanë tendencë të levizin drejt hapësirave boshe në gojë, kështu ato mund të dëmtohen.
2. Implantet ndihmojnë në përtypjen e mirë dhe sistemi i përtypjes luan rol për të gjithë shëndetin tuaj. Kështu, me një sistem përtypës dhe tretës të mirë, ju mund të ushqeheni shëndetshëm dhe të jeni të shëndetshëm.
3. Përmirëson estetikën e buzëqeshjes tuaj, e cila ndikon në vetëvlerësimin dhe në konfidencën tuaj. Nëse keni dhëmbë që ju mungojnë, ju dëshironi të fshihni buzëqeshjen dhe jeni më të ndrojtur.

Së fundmi, estetika e buzëqeshjes është tematikë shumë e dëgjuar dhe këtu te ne filloi me buzëqeshjen hollivudiane.
Po, është e vërtetë, estetika vjen pasi të kemi një gojë të shëndetshme. Vitet e fundit dhe këtu në vendin tonë, sa vjen dhe shtohet interesi për buzëqeshje të bukur, të rregullt dhe natyrale. Kjo është ajo që ne sugjerojmë gjithnjë për pacientët. Duke u nisur nga mosha, kemi forma të ndryshme të shërbimeve që mund të kryejmë në funksion të estetikës. Për të gjitha moshat nën 18 vjeç, ne sugjerojmë gjithnjë higjienën orale, kontrollet dhe drejtimin e dhëmbëve sipas nevojës.
Më pas, për moshat e reja nën 25 vjeç, sugjerojmë pastrimet, zbardhimet me lazer, produktet e zbardhimit si pasta dhe shpëlarësi i rekomanduar nga mjeku, si dhe fasetat e kompozitit si një formë e estetikës orale.
For adult ages, over 25, smile aesthetics are achieved in various ways like emax veneers, emax crowns and zircon crowns. However, oral aesthetics is also part of oral medicine, so, without question, any treatment plan and diagnosis is done in professional premises, with qualified dentists.

