Ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar, pas një hemorragjie celebrale. Sipas burimeve për mediat, aktori korçar ndodhej prej dy javësh në spital dhe ka ndërruar jetë dje, në moshën 84-vjeçare.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime. Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.
Ai do të mbahet mend për një numër të madh rolesh, mes tyre edhe atë të Zotit Misir në filmin “Gjeneral Gramafoni”.

Filmografia e Dhimitër Orgockës (wikipedia):
Njerëz në rrymë - (1989), Bani Bashari
Përsëri pranverë - (1987), Damo Bregu
Dasmë e çuditshme - (1986), Riza Ostrovica
Asgjë nuk harrohet - (1985), Xha Fanja
Gjeneral gramafoni - (1978), Zoti Misir
Pas gjurmëve - (1978), babai i Skënderit dhe Luanit
Flamur në dallgë - (1977) (TV)
Rrugicat që kërkonin diell - (1975), Toger Antonio
Yjet e netëve të gjata - (1972), Bato Kolaneci
Horizonte të hapura - (1968)... Urani



