Televizorët duket se po bëhen më të mëdhenj dhe më të hollë çdo vit. Ndërsa tani, në vitin 2021, ju gjithashtu mund të shihni përmes televizorëve.

Marka e famshme LG zbuloi një TV transparent me një ekran përmes të cilin mund të shihni si kur është ndezur, edhe kur është fikur. Ekrani duket si një fletë qelqi përmes së cilës dallohet gjithçka që ndodhet pas TV.

Televizorët transparentë nuk janë diçka e re, por së fundmi më shumë kompani janë duke zhvilluar prototipa. Në gusht, Xiaomi nxori në shitje një televizor transparent 55 inç me një çmim të lartë prej 7,200 dollarësh. Panasonic (PCRFF) tregoi një model të ngjashëm disa vjet më parë, por filloi ta transportonte atë në tregjet e Japonisë dhe Azi-Oqeanisë vetëm në dhjetor. Modeli i LG nuk është ende i disponueshëm për shitje dhe kompania nuk zbuloi çmime.

Megjithëse TV-të transparente duken si një teknologji interesante, por e panevojshme, ekspertët e industrisë thonë se ato janë diçka që mund ta shohim shpesh në hapësirat publike së shpejti.

"Përdorimi kryesor do të jetë tregtar për tani," tha James McQuivey, një analist në firmën e kërkimit të tregut Forrester. "Mjedise si qendrat tregtare, muzetë e artit dhe restorantet e nivelit të lartë do të duan një teknologji modeste, kur nuk supozohet të jetë në qendër të vëmendjes."

Prodhuesit thonë se bizneset mund të përdorin televizorët transparentë për të shfaqur informacione ose menu në një mënyrë kreative.