Prej disa kohësh, shkenca nuk mbështetet më në frenologji. Sipas kësaj doktrine, shumë të njohur në shekullin XIX, por të hedhur poshtë shkencërisht, ishte e mundur të përcaktoheshin karakteristikat psikike të një individi, personaliteti i tij, aftësitë intelektuale dhe morale, duke vlerësuar aspekte të veçanta të kafkës dhe zonave të caktuara të trurit.

Leximi i karakterit të një individi duke studiuar këta element gjithashtu kishte ndikime në jetën e përditshme. Shumë punëdhënës u mbështetën te frenologët që hiqeshin si ekspertë për të parë nëse punonjësit e tyre ishin të besueshëm dhe punëtorë.

Frenologjia (nga greqishtja mendje, shkencë, studim) fillimisht u quajt kraniologji. Termi i fundit u shfuqizua shpejt sepse objekt studimi nuk ishte kafka, por truri. Për të qenë më specifik, në fakt, mjeku gjerman Franz Joseph Gall që e krijoi dhe promovoi përhapjen e kësaj metode, përdori fjalën "organologji”.

Gjithsesi në ditët tona ka mbërritur me termin fenologji.

Franc Joseph Gall zbuloi 27 zona të trurit që përgjigjeshin për karakteristika të ndryshme të personalitetit. Mes këtyre, 19 i zotëronin burrat dhe kafshët, ndërkohë që 8 ishin ekskluzivisht njerëzore.

Cilat ishin disa nga këto zona:

Instikti i riprodhimit

Prirja për të luftuar

Instikti mishngrënës dhe tendencat vrasëse

Dinakëria, zgjuarsia

Besimi në fe

Qëndrueshmëria ndaj qëllimeve dhe këmbëngulja

Për zbulimin e zonave të ndryshme të trurit, mjeku përdori kafkat e njerëzve të ndryshëm, që gjatë jetës ishin akuzuar për sjellje psikologjike nga më të ndryshmet.

Idetë e tij u përqafuan nga një shkencëtar tjetër, gjermani Johann Gaspar Spurzheim: Ky i fundit gjithashtu dha një kontribut të madh në frenologjinë dhe përhapjen e saj, e cila preku Evropën, por edhe Shtetet e Bashkuara. Në Itali mbështetësi i tij më i njohur ishte Luigi Ferrarese, autor i një vepre të konsideruar themelore në fushë, që u bë baza themelore e studimeve të tij në kriminologji.

Në shekullin e 19-të, teoria humbi besueshmërinë e saj. Funksionet e trurit me të vërtetë që mund të lokalizohen, por pjesët e ndryshme nga të cilat organi është i përbërë nuk kanë ndikim në strukturën fizike të kafkës.

Gratë dhe frenologjia

Një komedi e famshme muzikore në Londrën e shekullit të 19-të, e quajtur Florodora, mbarti një varg që thoshte: "Njeriu duhet të zgjedhë gruan e tij me kujdes dhe frenologji, sepse në mbretërinë nën kapelën e saj është hartuar e ardhmja jote ”.

Dhe në fakt, beqarët e Anglisë Viktoriane u mbështetën në mendimet e frenologëve për të identifikuar "gruan e përsosur", atë që nga forma e kafkës dukej a do kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët.