Ferrero Rocher janë ndër ëmbëlsirat më të preferuara dhe e dimë që askush nuk u thotë jo. Ku ka më mirë se t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke kontrolluar çdo përbërës?! Recetën e ka ndarë me ne Veti në faqen e saj të Instagramit, @cucinadiveti, ku ka pafund receta po kaq të shijshme.

Përbërësit që ju duhen:

150 gr wafer me lajthi (të thërrmuara)

100 gr Nutella

• 150 gr lajthi në copëza

100 gr çokollatë të zezë ose me qumësht

15-20 lajthi të pjekura

Mënyra e përgatitjes:

Bashkohen dy përbërësit e parë. Me dorë marrim një pjesë të kësaj mase, e hapim dhe në qendër vendosim lajthinë. I japim formën e sferës dhe e rrotullojmë në grimcat e lajthive. Sferat e krijuara i vendosim në frigorifer dhe më tej i zhysim në çokollatë të shkrirë. I lëmë të thahen dhe ja ku janë, gati për t’u servirur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Veti (@cucinadiveti)