Kush nuk ka gjetur rehat me këpucët me platformë, të cilat e kanë origjinën qysh në fillim të viteve ’70. Madje u bë aq popullore, sa në vitet e para të kësaj tendence nuk ishte e vështirë të shihje edhe burrat që mbanin veshur këpucë me platformë.
Por tendenca që nisi plot 5 dekada më parë, është rikthyer në modë, me një ndryshim të vogël; njihet si ‘flatforms’ këpucët që do të dominojnë modën përgjatë këtij viti.
Ju të gjithë i keni parë influencueset e modës të mbajnë veshur këpucë “të sheshta” me platformë, të theksuar apo edhe pak më elegante.
"Flatforms" mund të jenë takat e 2020-shit – kjo është tendenca e re që po e përqafojnë të gjitha modelet dhe vajzat e njohura të botës së modës.
“Flatforms” janë këpucët e sheshta, por me një platformë disi më të theksuar. Lartësia e kësaj platforme është e njëjtë si para, edhe mbrapa.
"Flatforms ofrojnë një ndërthurje perfekte të stilit dhe komoditetit",- thotë Brittany Diego, një fashion stiliste e njohur, për Insider. Ajo shtoi se stilet e tjera të këpucëve të rehatshme, si ortopediket apo edhe të sheshtat, do të vijojnë të jenë në modë edhe përgjatë sezonit pranverë – verë 2021.