Eugena Tomini është emëruar sot Zëvendësministre e Shëndetësisë. Tomini mban aktualisht detyrën e shefes së departamentit të epidemiologjisë në ISHP, si dhe është njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën ndaj koronavirusit.

Vendimi është marrë ditën e sotme dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Eugena Tomini bëhet kështu zëvendësministrja e katërt te Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Mira Rakacollin, Albert Nikollën dhe Bardhylka Kospiri.